Portieri i Leicester City, Kasper Schmeichel, nuk e ka kapërdirë humbjen e thellë 0-4 përballë Liverpool. Kapiteni i “Dhelprave” ka folur për mediet britanike pas ndeshjes ndaj kryesuesve të kampionatit, duke thënë se arbitri ndikoi në rezultat.
“Mendoj se ishte një humbje e vështirë për t’u pranuar. Ishim në lojë kur rezultati ishte 0-1 dhe mund të barazonim. Pastaj, arbitri u bë protagonist dhe dha një penallti që nuk mund të jepej. Arbitri donte të bëhej hero dhe kur e dha penalltinë, e dinim që nuk do të përmbysej ai vendim as nga VAR-i.
Nuk dua të them se jemi në një nivel me Manchester Cityn dhe Liverpoolin, ata janë dy skuadrat më të mëdha në botë. Por nuk e meritonin të pësonim atë humbje”, tha mes të tjerash portieri danez, i cili u kritikua ashpër në rrjetet sociale për fjalët e tij./abcnews.al