Kapiteni i Dritës: Partizanin e refuzova vetëm për një arsye!

schedule12:07 - 18 Tetor, 2019

schedule 12:07 - 18 Tetor, 2019

Partizani tentoi në verë të afronte qendërmbrojtësin Ardian Limani. Para ndeshjes të kupave të Europës kishte kontakte me klubin kryeqytetas dhe u bëri të ditur kërkesat e tij financiare. Të kuqtë nuk ishin të gatshëm t’i përmbushnin ato dhe Limani nënshkroi kontratën e re me Dritën.

Kapiteni i skuadrës nga Gjilani ka folur së fundmi për “Epokaere.com” dhe e thotë hapur që nuk pranoi të luante në Superiore për arsye financiare. “Kisha oferte konkrete nga Partizani i Shqipërisë, por nuk ndodhi transferimi për të vetmen arsye: kushtet financiare”, shprehet fillimisht Limani.

Më tej ai shton: “Mendoj se Kosova i është afruar ndjeshëm tregut të Shqipërisë, prandaj e kanë të vështirë që të marrin lojtarë nga këtu. Këtë e dëshmon edhe ardhja e shumë lojtarëve nga Shqipëria në Kosovë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!