Një sasi rekord kokaine është sekuestruar në portin e Gioia Tauro në Itali. 1176 kg kokainë u kap në një kontenier me banane, që vinte nga Amerika e Jugut me destinacion Gjermaninë.
Sasia prej më shumë se një ton e drogës u zbulua gjatë kontrollit të kontenierit frigoriferik me rreze X.
Kokaina e kapur, në treg kishte vlerën e 250 milionë eurove. Aksioni u zhvillua nga Karabinierët e Guardia di Financës, me mbështetjen e Agjencisë së Doganave në Itali dhe funksionarëve të Europol./abcnews.al