Një peshkaqen me dy koka është kapur në brigjet e Indisë. Disa peshkatarë po peshkonin në ujërat pranë Maharashtrës në Indinë perëndimore kur kapën peshkaqenin e vogël rreth 15 cm.
“Ne nuk kemi parë kurrë më parë diçka të tillë. Besojmë se një nga peshkaqenët më të mëdhenj mund të ketë lindur këtë peshkaqen foshnjë me dy koka.”, tha njëri prej peshkatarëve.
Një ekspert i Këshillit Indian për Kërkime Bujqësore, tha se ky është një rast i rrallë. “Një peshkaqen i ngjashëm me dy koka u raportua nga Gujarat në 1964, dhe një tjetër në 1991 nga Karnataka. Mund të jenë vërejtur të tjerë, por nuk ishin fotografuar.”, tha ai. /abcnews.al