Kapet një tjetër i dyshuar për vrasjen e gazetares në Bullgari

schedule23:12 - 10 Tetor, 2018

schedule 23:12 - 10 Tetor, 2018

Një person tjetër është arrestuar në Gjermani lidhur me përdhunimin dhe vrasjen e gazetares në Bullgari, Viktoria Marinova. Të martën u ndalua dhe një shtetas rumun, i cili pas verifikimeve u la i lirë.

Zyrtarët bullgarë bëjnë me dije se Severin Krasimirov, i komunitetit rom është arrestuar në Gjermani me kërkesë të tyre. Ministri i Brendshëm, Mlladen Marinov konfirmoi se ADN-ja e të dyshuarit korrespondon me provat e gjetur në skenën e krimit.

Të dhënat e hetuesve nuk tregojnë se vrasja lidhet me punën e 30-vjeçares si gazetare. Autoritetet njoftuan se me shumë gjasa sulmi ishte spontan. Sendet personale të gazetares janë gjetur në banesën e agresorit në afërsi të zonës.

Kohëve të fundit, Marinova po investigonte lidhur me shpërdorimin e fondeve të BE-së dhe përfshirjen e biznesmenëve dhe politikanëve në këtë skandal./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!