Një 21 vjeçar nga Suedia u arrestua ne Muriqan me 19 pistoleta që i kishte fshehur në një çantë.
Sebastian Vall po udhëtonte si pasagjer turist në autobusin e linjës Kosovë–Gjermani, ku policia antidrogë dhe antieksplozive bëri kontrollin në pikën e kalimit kufitar.
Armët ishin të tipit pistoletë kalibër 7.65 të paketuara brenda çantës sportive.
Veprimet po vijojnë nga Specialistët e Departamentit të Policisë Kriminale dhe të Policisë Shkodër për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti të trafikut të armëve.
Materialet do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”. /abcnews.al
Kapet në Muriqan suedezi me tetë pistoleta
schedule14:00 - 13 Gusht, 2018
schedule 14:00 - 13 Gusht, 2018