“Abc e Pasdites” priti në shtëpinë e saj dy mikesha shumë simpatike, të cilat ndanë me publikuan emocionet që përjetuan në 3 ditët e shfaqjes “Do e kuptosh kur të rritesh”.
Mes emocionesh dhe përlotjesh, ishte kjo intervistë ekskluzive e aktores Marjana Kondi dhe regjisores, Elkjana Gjipali.
Fjalët e regjisores kanë përlotur aktoren e madhe Marjana Kondi. Pyetjes së Ermal Peçit “A e ke kuptuar që Marjana Kondi është një dhe s’ka të dytë?”.
“Po”!
Kaq shkurt dhe prerë iu përgjigj Gjipali, ndërkohë që Kondi nuk e priti aspak, moment në të cilin ajo derdh lot.
“Eh! Mariana të duan, të duan!”, komenton Ermali.
“Po është puna, puna! Vitet, thinjat, rrudhat… është një gjë shumë e bukur. Ndoshta mosha jonë kërkon drejtësinë, nuk kërkon njerëzit që janë llapazan apo të ligj. Ne duam të jemi të qetë”
Ndër të tjera në këtë bisedë miqësore Marjana tha se shprehja “u bë kjo” nuk i pëlqen aspak.
“Unë nuk e di që mund ta kenë përdorur tek unë. Eshtë shumë e shëmtuar. Mund të ketë ndonjë çmim kot që mund ta marrin, por “u bë kjo” nuk me pelqen. Ndaj le të bëhen”.
Sikurse Marjana edhe Elkjana treguan se duhet të paguhen edhe me rrogë fikse, por edhe nga biletat, pasi kjo është vlerësim për punën që realizojnë.
Ndryshe nga regjisorja, Marjana tregon se e ka me shumë siklet që të ketë në rreshtin e parë familjarët, kur ajo është në skenë, por do i pëlqente që shfaqja e saj të ndiqej edhe nga politikanët. Ndiqni intervistën e plotë në Youtube.