Kapet me 20 mijë euro të padeklaruara 58-vjeçarja në Kakavijë

schedule08:40 - 22 Korrik, 2021

schedule 08:40 - 22 Korrik, 2021

Një 58-vjeçare është kapur me një shumë të konsiderueshme monetare në Pikën Kufitare të Kakavijës.

Burime bëjnë me dije se gjatë kontrollit policia i ka gjetur shtetases Leonora Floku, banuese në Athinë, Greqi, 20080 euro të padeklaruara, para të cilat dyshohen se rrjedhin nga veprimtari kriminale.

Policia bën me dije se shuma monetare është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë metarialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Gjirokastër.

Njoftimi i plotë: 

Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Sekuestrohen 20080 euro, procedohet penalisht poseduesja e tyre.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar në kontroll më të detajuar, një automjet tip “Jeep”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bashkëpunim me shërbimet doganore, në një vend të përshtatur në automjet, gjetën në çantën e shtetases L. F., 58 vjeçe (pasagjere në mjet), 20080 euro, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, shtetasja L. F. u procedua penalisht për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!