Kapet kreu i një grupi kriminal

schedule09:21 - 18 Korrik, 2019

schedule 09:21 - 18 Korrik, 2019

Policia e Tiranës ka vënë në pranga Arben Seferin i konsideruar si kreu i një grupi të strukturuar kriminal. Bashkë me të u arrestua edhe miku i tij Xhevahir Marku në operacionin e zhvilluar në Mamurras, ku u sekuestrua edhe arsenal armësh .

Arben Seferi i konsideruar si kreu i një grupi kriminal në Tiranë ka rënë pranga të policisë së shtetit. Ai kishte dy vite që i fshihej drejtësisë pas një plagosje të katër personave, ngjarje kjo e ndodhur në 2017 e në zonën e Laprakës në Tiranë. Ky është momenti i arrestimit të Seferit, bashkë me mikun e tij, Xhevahir Marku.

Operacioni u zhvillua në lagjen “Demokracia“ në Qytetin e Mamurasit, ku në momentin e kapjes, shtetasve Arben Seferi dhe Xhevahir Marku u janë gjetur 2 armë zjarri tip GLOCK së bashku me 4 karikatorë me 60 fishekë luftarak. Gjithashtu edhe 1 armë tjetër zjarri, pistoletë TT model 54, së bashku me dy karikatorë me 15 fishekë.

Për Arben  Seferin Gjykata e Tiranës, në vitit 2017 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale ” Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” mbetur në tentativë në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake.

Gjatë sherrit të ndodhur në një lokal në zonë e Laprakës mbetën të plagosur, për atë ngjarje pronari i lokalit, Eljon Leka si dhe Avni Biberi, Bujar Mrisha dhe Bledar Gusturama të tre klientë në lokal.

Po kështu Arben Seferi i kanë mbetur dhe 2 vite e 6 muaj për të vuajtur dënimin në bazë të vendit të gjykatës së Apelit dhënë në vitin 2018, për veprat penale “Falsifikimi i kartëmonedhave”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!