Policia njoftoi sot se kishte zbardhur vrasjen e Sajmir Jakut në shtator 2016 në mes të Rrëshenit dhe arrestuar autorin. Bëhet fjalë për një vrasës me pagesë të quajtur Saimir Keqi, lindur në Laç dhe banues në Krujë. Sipas policisë, vrasja e Jakut ishte porosi e një grupi kriminal që operon në qarkun e Lezhës.
Lexo edhe: Tritol në mes të Tiranës, vrasje me snajper dhe “sharrim” me kallash, saga e vrasjeve mes familjeve në Rrëshen: Sot u kap ekzekutori i Sajmir Jakut
Vrasja e Jakut dyshohet se ka ndodhur si pjesë e sagës së gjakmarrjes mes dy familjeve në Rrëshen. Ngjarjet më të bujshme sëfundmi nga kjo sagë ishin ekzekutimi me snajper në janar 2020 i Kastriot Reçit dhe atentati me tritol në mes të Tiranës ndaj Preng Gjinit.
Por si u vra në mes të Rrëshenit në shtator 2016 Sajmir Jaku:
Ish-drejtori i Tensionit të Lartë në OSHEE, Saimir Jaku, 33 vjeç, i cili deri pak javë para vrasjes ishte zyrtar i shtetit, është ekzekutuar me breshëri automatiku rreth orës 09:40, të datës 9 shtator 2016 në një nga lokalet më të frekuentuara të Rrëshenit.
Zyrtari i kishte shpëtuar një atentati më parë. Mësohet se viktima ishte transferuar më 1 shtator 2016 në Drejtorinë e Tensionit të Lartë në Tiranë, në pozicionin Shef Sektori i Asistencës Teknike SCADA + GIS/ Dega Teknike, ndërkohë që mbante dhe pozicionin e anëtarit të Këshillit të Qarkut në Lezhë.
Leo KËTU gjithçka mbi serialin e vrasjeve
Autorët e krimit e qëlluan viktimën me breshëri në rrugicën e lagjes së tij, por asokohe i shpëtoi atentatit që ndodhi për motive banale. Ai i ka shpëtuar një tjetër sherri, ku u tentua të vritej sërish. Këto ngjarje kanë ndodhur vite më parë dhe sipas banorëve të Rrëshenit, konfliktet ishin sheshuar.
Hetimet u zhvilluan për ndonjë konflikt të mundshëm të Jakut, pa lënë jashtë vëmendjes vrasjen për shkak të detyrës. Policia ka thënë se po verifikohej edhe periudha kur i ndjeri ka qenë emigrant në Itali. /abcnews.al