Një kamion me lloje të ndryshme medikamentesh farmaceutike është kapur në pikën kufitare të Kapshticës. Mësohet se në pranga ka rënë drejtuesi i kamionit, V. S., 30 vjeç.
Njoftimi i plotë:
Vijon puna nga strukturat e Policisë për goditjen e paligjshmërisë.
Goditet nga Policia Kufitare një rast i kontrabandës me mallra të licencuara dhe nga Seksioni për Narkotikët, goditet një rast i prodhimit e shitjes së drogave të forta.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, të mjetit tip kamion me drejtues shtetasin V. S., në kabinë, konstatuan një kuti me lloje të ndryshme medikamentesh farmaceutike të dyshuara si kontrabandë, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Veprimet procedurale u kryen nga specialistët për hetimin e krimit ekonomik-financiar në DVP Korçë, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. S., 30 vjeç, banues në Korçë. /abcnews.al