Kapet i kërkuari që po pushonte në Radhimë

schedule18:30 - 19 Korrik, 2018

schedule 18:30 - 19 Korrik, 2018

Një i kërkuar për plagosje po pushonte në Radhimë.

Me të marrë informacionin, policia e Vlorës në bashkëpunim me forcat RENEA u nis për të gjetur autorin. 38-vjeçari, Gaqo Gjini, kur konstatoi policinë pranë tij tentoi të godasë me mjet prerës një prej efektivëve.

Ky i fundit në kushtet e vetëmbrojtjes e neutralizoi, duke e goditur me armë një herë në këmbë. 38-vjecari u trasnportua në spitalin e Vlorës dhe sipas bluzave të bardha nuk paraqet rrezik për jetën.

38-vjeçari ishte shpallur në kërkim për veprat penale ”Plagosje e rëndë me dashje”, ”Kundërshtim i punonjësve të policisë”, dhe ”Armëmbajtje pa leje”.

Por vjehrri i 38-vjeçarit hedh poshtë pretendimet e policisë.

Për Gaqo Gjinin nuk qe hera e parë që përplasej me uniformat blu. Në vitin 2016, ai u përfshi në një sherr me policët, por u lirua me kusht pak kohë më pas. Në Gusht të atij viti mori pjesë në grabitjen e një banke, bashkë me shokun e tij Kostandin Shakaj.

Nga grabitja të dy u larguan me 6 milionë lekë dhe 33 mijë euro, por ndërsa Shakaj u arrestua disa ditë më pas, Gaqo Gjini ia doli të jetonte në arrati për dy vite. Kur u ndalua Gjini ndodhej me pushime tek te afermit e tij .

Ngjarja ndodhi pranë një hoteli në Radhimë, ku janë akomoduar turistë polake duke shkaktuar panik në zonën bregdetare. Kjo është herë e dytë që brenda një kohe të shkurtër ndodhin ngjarje të tilla në zonat turistike.

Në Dhërmi, disa ditë më parë pati të shtëna me armë në një disko, pas një sherri mes disa personave.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!