Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kapet gomonia me 500 kg drogë në gadishullin e Karaburunit

schedule19:01 - 23 Maj, 2021

schedule 19:01 - 23 Maj, 2021

Një gomone me lëndë narkotike është kapur këtë të dielë në  Vlorë.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se gomonia me rreth 500 kg lëndë narkotike është kapur në gadishullin e Karaburunit.

Mjeti lundrues është kapur në vendin e njohur si Gjiri i Arushës.

Ndër të tjera mësohet se në këtë aksion kanë marrë pjesë policia e Vlorës, policia kufitare dhe Guarda de Finanza.

Ndërkohë deri më tani në këtë operacion nuk ka asnjë person të arrestuar, ndërsa mjeti lundrues dhe  lënda narkotike e kapur janë dërguar në qendrën e Delta Forcë në Radhimë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!