Kapet gomonia me 1,7 tonë kanabis/Skafistët i shpëtuan policisë

schedule09:19 - 24 Janar, 2018

schedule 09:19 - 24 Janar, 2018

Një gomone me drogë është kapur mbrëmë nga policia e Vlorës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Delta Forcë, dhe Guardia di Finanza.  Ajo është pikasur rreth 17 milje larg bregut të detit. Burimet bëjnë të ditur se gomonia mund të ketë pësuar difekt, ndaj është braktisur. Kështu   skafistët i kanë shpëtuar policisë, ndërsa brenda gomones me gjatësi 8 metra është kapur një sasi rreth 1.6 tone kanabis.  Policia  po kontrollon në afersi të zonës ku u gjet gomonia, nëse ka tjetër sasi droge, por edhe për lëvizje të skafistëve.

Gjithashtu po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj tentative narkotrafiku./abcnews.al