Kapet duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 24-vjeçari

schedule09:57 - 28 Shtator, 2020

schedule 09:57 - 28 Shtator, 2020

Një 24-vjeçar është arrestuar, pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Sipas policisë në pranga ka rënë I. K., 24 vjeç, banues në Vlorë.

I riu është kapur nga shërbimet e policisë rrugore në lagjen nr. 3, Pogradec duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetin tip “Fiat”, 5 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor “Perimetri”.

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Kapet duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve I. K., 24 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi i mësipërm, është kapur nga shërbimet e policisë rrugore në lagjen nr. 3, Pogradec duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetin tip “Fiat”, 5 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!