Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 22-vjeçar, i cili plagosi me thikë një person. Ngjarja në fjalë ndodhi mesditën e së premtes në rrugën “Frosina Plaku”.
Sipas uniformave blu, E.K goditi me thikë 25-vjeçarin S.P. Arrestimi i të riut u bë për penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentative” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
“Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme”, thuhet më tej në njoftimin e policisë./abcnews.al