Kapet 53-vjeçari i dënuar me 35 vjet burg

schedule18:41 - 12 Korrik, 2019

schedule 18:41 - 12 Korrik, 2019

Policia e Durrësit ka finalizuar një operacion këtë të premte dhe ka kapur një person të shpallur në kërkim për vrasje.

Mësohet se Skënder Baku, 53 vjeç, banues në Luz të Fushë Krujës është dënuar në vitin 2015 me 35 vjet burg për veprën penale të vrasjes për gjakmarrje të kryer në bashkëpunim dhe prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve.

Ngjarja për të cilën është dënuar 53-vjeçari ka ndodhur më 1 Tetor të vitit 2013, ku në Fushë Krujë u vra Lulëzim Shera. Policia njoftoi se kapja e Bakut u bë pas informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e  tij./abcnews.al