Dy të rinj të shpallur në kërkim kombëtar janë kapur nga policia e Divjakës.
Një ndër ta është Dionis Gjini, 25 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për mashtrim dhe mosbindje ndaj policisë.
Ndërkohë Eris Mëhilli, 28 vjeç, u ndalua sepse ishte kërkohej për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. 28-vjeçari u kap për llogari të drejtorisë policore të Lezhës. Ai është dënuar nga Gjykata e Apelit Shkodër me 1 vit e 4 muaj burg.
Këto arrestime bëhen pas kontrolleve të befasishmenë lokale dhe akse rrugore nga policia e Divjakës në bashkëpunim me atë të Fierit./abcnews.al