Kapen në Igumenicë 3 shqiptarë që po kalonin kufirin me drogë

schedule14:43 - 30 Janar, 2018

schedule 14:43 - 30 Janar, 2018

Tre shqiptare u kapën në kufirin greko-shqiptar gjatë një operacioni të policisë greke në bashkëpunim me policinë shqiptare. Në një zonë pyjore Dhrimitsa në Igumenicë, u ndaluan tre shqiptarë që pa kalonin kufirin në këmbë, ndërsa ishin të ngarkuar me çanta me drogë. Në to rezultoi se ishin 81 pako me rreth 88 kg kanabis. Policia nuk ka dhënë identitetin e tyre, por vetem moshën, një 23 vjeçar, kurse dy të tjerët 26 vjeçarë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!