Dy shqiptarë janë arrestuar për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike në Como të Catanias.
Armando Xifaj dhe Ermir Daci, të dy 47 vjeç, u kapën me 17.5 kilogramë heroinë dhe 8 kilogramë lëndë tjetër që shërbente për përzierjen e lëndës narkotike.
Sipas mediave, vlera e heroinës do të arrinte 300 mijë euro nëse do të shitej në treg.
Shqiptarët u arrestuan në banesën e tyre, e cila ndodhej në katin e dytë të një ndërtese.
Gjithashtu, policia sekuestroi edhe dy peshore, materiale paketimi dhe 50 mijë euro të fshehura në kuzhinë.
Ndërsa, heroina ishte e ndarë në 33 pako të ndryshme dhe ishte fshehur në një çantë plastike, një cantë udhëtimi dhe në një kompjuter në dhomën e gjumit./abcnews.al