Mbante të fshehur në shtëpi, kokainë, hashash, marihuanë dhe një pistoletë të vjedhur të kalibrit 7,65. Arrestohet 36 vjeçari shqiptar bashkë me shokun e tij.
Mbrëmjen e djeshme një patrullë policore e angazhuar në lagjen “Tore Angela” në Romë, gjatë kontrollit rutinë, ndaloi dy persona të cilët të nervozuar u përpoqën të evitonin autoritetet. 36 vjeçari me iniciale L.E, nuk ka dashur të tregojë se ku banonte, gjë e cila thelloi dyshimin e policisë.
Megjithatë, autoritetet kanë arritur të gjejnë banesën e shqiptarëve dhe të kryejnë kontrollin e banesës. Gjatë këtij kontrolli u gjetën rreth 200 doza kokainë, hashash dhe marihuanë, gjithashtu dhe një pistoletë e tipit Beretta, e kalibrit 7,65. Pistoleta ishte e fshehur në pjesën e pasme të lavamanit të tualetit, në shtëpinë e dy shqiptarëve, e cila rezultoi e vjedhur në Siena në vitin 2014.
Gjatë hetimit paraprak rezultoi se 36 vjeçari, është me precedent kriminal ku është arrestuar edhe më parë, për “mbajtje të armëve dhe municioneve luftarake”./abcnews.al