Policia i monitoronte prej disa muajsh pasi kishte informacione se vidhnin banesa, por vetëm këtë të shtunë janë vënë në pranga. Tre grabitës shqiptarë, të moshës 26, 21 dhe 25-vjeçare u ndaluan në një makinë tip “BMW” sapo kishin kryer një vjedhje në komunën Argelato.
Ata kishin hyrë përmes dritares në një apartement në katin e parë të një pallati të vogël. Të rinjtë kishin vjedhur para dhe disa çanta të cilat u sekuestruan. Më pas, në një kontroll në shtëpinë e tyre u bllokuan të tjera produkte me vlerë, si unaza, çanta dhe vëthë.
Ndërkohë hetuesit po punojnë për të verifikuar nëse grupi i shqiptarëve është përgjegjës për disa raste të tjera grabitjesh në zonë./abcnews.al