Policia e Vlorës ka arrestuar 3 persona përkatësisht një 50 vjeçar, një 29 vjeçar dhe një 21 vjeçar.
Ata janë kapur duke vjedhur një sasi prej 200 kg ullinj në fshatin Panaja.
“Komisariati i Policisë Vlorë arrestoi shtetasit R. G., 50 vjeç, K. Ç., 29 vjeç, dhe R. Ç., 21 vjeç, të tre banues në Vlorë, pasi u kapën duke vjedhur një sasi prej 200 kg ullinj në fshatin Panaja.” -njofton policia. /abcnews.al