Tre të rinj janë arrestuar këtë të enjte në Krujë, ndërsa një tjetër u procedua në gjendje të lirë. Të katërt, të moshës 24 vjeç, akuzohen për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.
Gjatë kontrollit në një lokal në Fushë Krujë, këta shtetas u kapën në flagrancë duke luajtur lojëra fati, me celularë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan celularët e këtyre shtetasve, çipsa pokeri, letra bixhozi dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.