Në kufirin greko-shqiptar janë kapur mbi 93 kg marijuanë. Mësohet se operacioni ne Vrontismeni, Janine është zhvilluar dje pasdite.
Bëhet e ditur se është ndaluar një mjet që vinte nga kufiri gjelbër. Brenda në mjet janë gjetur dhe sekuestruar 89 pako me 93 kg 250 gram marijuanë.
Ne pranga ka rënë drejtuesi i mjetit për të cilin nuk bëhet e ditur asnjë e dhëene. Ndërkaq, mjeti rezulton i marrë me qira në Greqi. /abcnews.al



