Nëntë pako kokainë të fshehura në sediljet e pasme, arrestohen dy shqiptarët në Vërmicë

schedule10:19 - 8 Shtator, 2021

schedule 10:19 - 8 Shtator, 2021

Bashkëpunimi në mes të Doganës dhe policisë së Kosovës si dhe asistenca e ofruar nga autoritetet e Shqipërisë, ka rezultuar me zbulimin dhe parandalimin e këtij rasti. Gjatë kontrolleve policore dhe doganore të realizuara mbrëmë në Pikën kufitare të Vërmicës është kapur një sasi prej 9 kg kokainë.

Për rastin janë vënë në pranga dy shqiptarë Elsaed Tirana dhe Elsajed Tallalli të cilët janë të dyshuar për veprën penale “ Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Raportohet se rreth orës 21:45 në pikë kalimin kufitar Vërmicë ka arritur një automjet me targa të Shqipërisë, në të cilën gjendeshin Tirana dhe Tallalli. Pas dyshimeve të ngritura, automjeti është zgjedhur për kontroll.

Makina është dërguar në vijën e dytë të kontrollit së bashku me Doganën e Kosovës, gjithashtu në bashkëpunim me autoritetet kufitare të Shqipërisë në bazë të dyshimeve të bazuara automjeti është dërguar për skanim, imazhet e skanimit kanë dhënë indikacione për hapësirë të fshehur post fabrikat nën ulësen e pasme.

Pas hapjen së ulëses së pasme është gjetur bunkeri, në të cilin janë gjetur nëntë (9) paketime me substancë narkotike që dyshohet të jetë kokainë, me sasi prej (8) kg, e (800.74) gram. Bashkëpunimi mes të Doganës dhe policisë së Kosovës si dhe asistenca e ofruar nga autoritetet e Shqipërisë, ka rezultuar me zbulimin dhe parandalimin e këtij rasti. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!