Kapen 8 kuintal lëndë narkotike, dy të arrestuar në afërsi të Qafe-Botës, policia jep detaje

12:58 | 24/02/202012:580

Policia e Shettit ka renaguar në lidhje me kapjen e drogës në Igumenicë. Sipas policisë droga e kapur në një furgon-frigorifer që sapo kishte kaluar doganën shqiptare dhe atë greke, në tentativë për t’u futur në brendësi të tokës greke, është ngarkuar në territorin grek.

Pas një kontrolli të ushtruar nga pala greke u kap një sasi lënde narkotike prej 800 kg.

Menjëherë janë arrestuar shoferi grek dhe pasagjerja greke. Droga ishte fshehur ne vende te përshtatura enkas në brendësi të furgonit.

Sqarim i Policisë së Shtetit:

Në përgjigje të interesit të medias, lidhur me një lajm të publikuar, për një sasi lënde narkotike cannabis sativa të kapur në Igumenicë, Greqi, që mund të kishte kaluar ne PKK Qafë Botë, Sarandë, informojmë se:

Policia Kufitare ka marrë menjëherë kontakt me homologët grekë, të cilët kanë deklaruar se kamioni nuk është futur në Shqipëri dhe nuk ka kaluar nga PKK Qafë Botë, Sarandë.

Autoritetet e Pikës së Kalimit Kufitar të Qafë Botës, të palës greke, konfirmuan faktin se automjeti frigoriferik e kishte ngarkuar lëndën narkotike në terrtorin grek./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono