Policia Kufitare në Morinë ka sekuestruar 8 kilogramë e 691 gramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis. Në pranga ka rënë S. B., 30 vjeç, banues në Shkodër.
Në dalje të Pikës Kufitare Morinë, gjatë kontrollit në vijën e dytë, në automjetin tip “Alfa Romeo” , me drejtues shtetasin S. B., në gomën rezervë u gjetën të fshehura 8 pako të mbështjella me celefon, brenda të cilave kishte lëndë narkotike të dyshuar kanabis, me peshë totale 8 kilogramë e 691 gramë.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Alfa”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Kukës në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës, autoritetet doganore të Morinës, si dhe Policinë e Kosovës.
Sekuestrohet 8 kilogramë e 691 gramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis.
Vihet në pranga 1 shtetas.
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, për një sasi lëndë narkotike që do trafikohej drejt Kosovës, është organizuar dhe finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “Alfa”, i zhvilluar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës, autoritetet doganore të Morinës, si dhe Policinë e Kosovës.
Në kuadër të operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. B., 30 vjeç, banues në Shkodër.
Në dalje të Pikës Kufitare Morinë, gjatë kontrollit në vijën e dytë, në automjetin tip “Alfa Romeo” , me drejtues shtetasin S. B., në gomën rezervë u gjetën të fshehura 8 pako të mbështjella me celefon, brenda të cilave kishte lëndë narkotike të dyshuar kanabis, me peshë totale 8 kilogramë e 691 gramë.
Vijojnë hetimet nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për dokumentimin ligjor të përfshirjes të personave të tjerë në këtë aktivitet kriminal.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, si dhe automjeti tip “Alfa Romeo”.
Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
g.v/abcnews.al