Kapen 7 ton kokainë në portin e Antwerpen në Belgjikë

schedule08:35 - 19 Korrik, 2023

schedule 08:35 - 19 Korrik, 2023

Prokuroria publike e qytetit flamand, kanë njoftuar se janë kapur 7 ton kokainë në portin e Antwerpen, duke theksuar se droga ishte fshehur në kontejnerë me banane nga Ekuadori. Mediat e huaja shkruajnë se kjo është kapja më e madhe e kokainës në Antwerp që nga fillimi i vitit.

Në kuadër të operacionit janë arrestuar katër persona të dyshuar, të moshës 23-50 vjeç, të cilët pasi kanë dëshmuar para hetuesisë, janë dërguar në mbajtje.

Në nëntor 2020, një sasi rekord kokaine  11.5 ton  u kap në të njëjtin port, në një operacion për çmontimin e karteleve që transportojnë drogë nga Amerika e Jugut në Evropë. Kokaina u zbulua më pas në një kontejner nga Guajana me destinacion Holandën.

Javën e kaluar, autoritetet doganore belge njoftuan se në gjysmën e parë të vitit 2023 kishin sekuestruar 43.3 ton kokainë në portin e Antwerpen, një sasi e rritur me 21% krahasuar me periudhën korresponduese të vitit të kaluar. Pothuajse gjysma e 43 tonëve kokainë erdhi nga tre vende: Ekuador (10,42 ton), Panama (5,26 ton) dhe Brazili (3,45 ton)./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!