Kapen 66 kilogramë kanabis në Mal të Zi/ Në kërkim dy trafikantët, arratisen drejt Shqipërisë

schedule16:08 - 29 Shtator, 2024

schedule 16:08 - 29 Shtator, 2024

Policia Kufitare e Malit të Zi ka sekuestruar 66 kilogramë drogë të llojit kanabis, në zonën e fshatit Sukobin të Ulqinit. Sipas policisë malazeze, ata kanë marrë informacion se dy persona ende të paidentifikuar kanë qënë duke transportuar në këmbë lëndën narkotike të cilët dyshohet se vinte nga Shqipëria.

Gjatë operacionit, dy trafikantët kanë braktisur tre cantat e mbushuara me kanabis dhe janë larguar për në Shqipëri nga një zonë e pyllëzuar. Gjatë kontrollit në zonë, ekipet policore të Malit të zi kanë gjetur tre çanta brenda të cilave, ishin 119 pako kanabisi, me peshë rreth 66 kilogramë.

Autoritetet malazaeze, kanë njoftuar menjëherë policinë e Shkodrës, të cilët kanë nisur menjëherë një operacion për kapjen e dy trafikantëve që u larguan në këmbë. Ka dyshime se dy personat ende të paidentifikuar, sapo kanë hyrë në tokën shqiptare, kanë përdorur një automjet për t’u larguar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!