560 kg kanavis sativa u sekuestruan nga policia në superstradën Rrogozhinë – Kavajë. Për këtë ngarkesë është arrestuar Saimon Beqiraj, i cili po drejtonte karrotrecin që tërhiqte një fuoristradë brenda së cilës u gjet droga.
Sipas policisë së Kavajës, fuoristrada për t’i shpëtuar kontrollit transportohej me karrotrec sikur ishte e prishur. Sekuestrimi u bë gjatë orëve të vona të natës, ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim pronarin e makinës dhe tre persona të tjerë. /abcnews.al