Kapen 373 kilogramë kokainë në Turqi

schedule14:57 - 4 Qershor, 2024

schedule 14:57 - 4 Qershor, 2024

Në aksionin policor “Narcocelik-20”, i cili u krye në Stamboll dhe Bursa, u arrestuan nëntë persona dhe u sekuestruan 373 kilogramë kokainë, njoftoi këtë të martë ministri i Brendshëm turk, Ali Jerlikaya.

Ky aksion u krye me qëllimin për të parandaluar një grup të organizuar kriminal që të dërgonte kokainë nga Amerika e Jugut në Turq”, deklaroi Jerlikaya.

Ai shtoi se 373 kilogramë kokainë u gjetën në Bursa pranë portit të Gemlik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!