125 kg marijuanë janë kapur në orët e para të së dielës në kufirin greko-shqiptar. Burime konfidenciale nga policia e Igumenices, e cila ende nuk ka dalë në deklaratë zyrtare për shtyp, bëjnë me dije se janë arrestuar Andrea Aliaj, 24-vjeç, lindur në Vlorë dhe Bledar Zotaj, 34-vjeç, lindur në Greshkë. Operacioni u zhvillua në një zonë pyjore në Leptokaria të Thesprotisë. Dy të arrestuarit e kishin fshehur drogën në 77 pako në çanta udhëtimi.
34 vjeçari Zotaj ishte në kërkim nga policia greke, pasi ishte arratisur në vitin 2013 nga burgu i Patrës. /abcnews.al