KPA shkarkon gjyqtarin Artan Lazaj

schedule14:04 - 31 Janar, 2019

schedule 14:04 - 31 Janar, 2019

Edhe Kolegji i Posacem i Apelimit vendosi sot shkarkimin e antarit të Gjykatës së Tiranës Artan Lazaj. Por ky kolegj në vendimin e tij u shpreh se priste vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili po ashtu e kishte shkarkimin e Lazajt.

Por, pavarësisht se vendimi ishte i njëjtë, pra largimi nga sistemi i drejtësisë i gjyqtarit Lazaj, shkaqet e vendimit të sotëm duken se kanë qenë të ndryshëm nga ai i KPK-së. Sipas Kolegjit të Posacem të Apelimit, shkarkimi i Lazajt u bë pasi në vlerësim të provave të paraqitura u konstatua se gjyqtari ka probleme me pasurine.

Artan Lazaj kishte kërkuar rrëzimin e vendimit të Komisionit te Pavarur të Kualifikimit, datë 11 Korrik 2018, që e shkarkoi nga detyra. Gjyqtari Lazaj kishte akuzuar asaj kohe kryesuesen e trupës së KPK, Brunilda Bekteshi për shkelje të rëndë proceduriale. Artan Lazaj ka ushtruar detyrën e gjyqtarit si dhe të kryetarit të Gjykatës së Gjirokastrës në vitet 2003-2009. Në vitin 2009, ai është zgjedhur anëtar i KQZ, detyrë të cilën e ka mbajtur deri në vitin 2012. Në dhjetor 2012, Lazaj u rikthye në gjyqësor përmes një dekreti të Presidentit të Republikës, i cili e emëroi atë në Gjykatën e Tiranës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!