Garda Kombëtare është mobilizuar për të parandaluar kaosin që po ndodh brenda Kongresit në SHBA, ku pritej që të certifikohej fitorja e Joe Biden.
Mbështetësit e Trump u futën brenda Kongresit duke marrë përpara gjithçka kishte, thyer dhe shkatërruar, ndërsa pati edhe të shtëna me armë. Një grua raportohet e plagosur.
Një zëdhënës i Pentagonit tha se është mobilizuar Garda Kombëtare e Uashingtonit dhe e Virxhinias për të ndihmuar policinë e Kapitolit të frenojë protestuesit pro-Trump që hynë në ndërtesën e Kapitolit të mërkurën pasdite.
Zyrtarët e Pentagonit nuk e kanë preferuar një lëvizje të tillë për të shmangur spektrin e një ushtrie duke luftuar protestat zgjedhore, por situata është e paprecedent./ db/Abcnews.al