Kaosi në Rrugën e Kombit, qytetarët: Ku është koncesionari? Ne paguajmë, zero shërbim

schedule22:15 - 21 Mars, 2021

schedule 22:15 - 21 Mars, 2021

Kaosi në Rrugën e Kombit vijon pas reshjeve të dëborës mbrëmjen e sotme. Në këtë aks të rëndësishëm trafiku në disa pjesë të segmentit ende është i bllokuar, ndërsa qytetarët akuzojnë koncesionarin dhe qeverinë që nuk i kërkon llogari për situatën e krijuar.

Ja shteti që duam. Bllokohet Rruga e Kombit. Borëpastrueset ngecen në mes të rrugës” shkruan një qytetar në rrjetet sociale duke postuar edhe videon nga gjendja e krijuar.

Një tjetër qytetar, Ibrahim Ibri Sako që i ka sosur durimi, thotë se koncesionari që duhet ta mirëmbante Rrugën e Kombit po pasurohet me taksat dhe shërbim nuk po ofron.

Konçesionari i Ramës pasurohet me taksat e shqiptarëve! Shërbimi zero! Ju paguani taksa! Ata pasurohen”.

Gjendje kritike ne Rrugen e Kombit. Pas aksidentit te shumfishte ne afersi te tunelit, ku dy trajlera dolen nga rruga dhe disa automjete u perplasen, eshte veshtiresuar ne maksimum qarkullimi ne Rrugen e Kombit.

Asnje mase nga konçensionari dhe organet kompetente! Ku eshte mirembajtja! Shteti! Konçensionari” shkruan dega e PD-së Kukës.

Ervin Minarolli, sekretar për Burimet Njerëzore në PD shkon më tej duke deklaruar se pas 25 Prillit nëse opozita do të fitojë zgjedhjet do të rishikojë koncesionin e Rrugës së Kombit.

2 here ka rene bore kete vit dhe rruget bllokohen. Keto pamje jane nga rruga e kombit ku paguajme mirembajtje sa frengu pulen. Pas 25 prillit te gjitha koncesionet abuzive do te anullohen. ShqipëriaFITON” shkruan ai.

E irrituar është edhe zëdhënsja e shtypit në selinë blu, Floriana Garo “Rruga e Kombit ne keto kushte atmosferike, tej mase e rrezikshme…. asnje bore pastruese…per cfare paguhet kjo takse rrugesh 5 euro?! Turp!!!”.

E ndërsa në Rrugën e Kombit situata është jashtëzakonisht e vështirë dhe sipas drejtuesve të makinave rruga është bllokuar si pasojë e mungesës së borëpastrueseve, ARRSH thotë se kontraktorët janë në terren me mjete dhe punëtorë duke i marrë në mbrojtje.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë me Rrugën e Kombit, duke përsëritur situatën e pak javëve më parë./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!