“Bardhit iu dogjën këpucët”, Gjekmarkaj flet për zjarrin në Kuvend: Nuk ishte e organizuar, Nallbati ndezi një tymuese dhe…

schedule20:56 - 22 Nëntor, 2023

schedule 20:56 - 22 Nëntor, 2023

Seancat e fundit në Kuvend janë shoqëruar me tensione të ashpra dhe përplasje mes mazhorancës dhe opozitës. Këta të fundit kanë bllokuar seancat duke ndezur tymuese në Kuvend dhe duke kthyer përmbys karriget.

Deputeti Agron Gjekmarkaj, në emisionin Real Story në ABC, komentoi edhe një incident në Kuvend, pasi një flakadan mori flakë, për të cilin tha se nuk ishte aspak e organizuar.

“Berisha është një nga 140 deputetët nuk po bënte asgjë, po shkonte tek Foltorja edhe do të fliste në Facebook. 50 gardistë për të mbajtur Berishën dhe është e shpifur, se kisha menduar kurrë që do të shihja këtë situatë. Ku u mbush me gardistë”, tha ai duke shtuar: “ Ajo flaka ka qenë spontane, nuk ka qenë e organizuar. Ka qenë Bledjon Nallbati një nga djemtë më të mirë që ka PD, po ndizte në tymuese. Ishte diçka plastike që u mori flakë menjëherë dhe doli jashtë parashikimeve. U mblodhën menjëherë për ta shuar , zoti Bardhi dogji edhe këpucët. Protesta është diçka simolike”

Më tej Gjekmarkaj u shpreh se qeveria është treguar shumë arrogante me opozitën, duke shtuar se një vend pa opozitë i rrezikon të gjithë.

“Buxheti është shumë i rëndësishëm, por më i rëndësishëm se buxheti ështrë demokracia dhe që të ketë demokracitë duhet të ketë opozitë. Opozita duhet të fitojë të drejtat e saj në Parlament dhe më pas të diskutojmë natyrshëm në dialektikën e debatit. Shqipëria është e vogël, nuk mund të përvetësohet kështu e drejta për çdo gjë. Qeveria ndaj opozitës ka treguar vetëm arrogancë”, tha Gjekmarkaj.

Minxhozi: Që Rama sillet në mënyrë arrogante kpër këtë biem dakord.

Gjekmarkaj: Një vend pa opozitë na rrezikon të gjithëve. Ne më shumë kemi sulmuar njëri tjetrin se sa po sulmon SPAK kundërshtarët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!