Zuckerberg: Llogaritë e Trump në Facebook dhe Instagram mbyllen për një kohë të pacaktuar

schedule17:07 - 7 Janar, 2021

schedule 17:07 - 7 Janar, 2021

Drejtuesi dhe themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg, me anë të një postimi në gjigantin e rrjeteve sociale ka bërë të ditur se llogaritë e Donald Trump në kompanitë që ai ka në zotërim do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura për një kohë të pacaktuar.

Reagimi i Facebook, vjen në një kohë kur edhe Twitter bllokoi pjesërisht llogarinë e presidentit amerikan, me kushtin që disa postime të tij që konsideroheshin shkelje, të fshiheshin.

Të mërkurën, ndërsa Kapitoli ishte “nën rrethim” presidenti Trump u bënte thirrje turmave nga rrjetet sociale që të ruanin qetësinë, por gjithsesi vijonte të theksonte se zgjedhjet janë vjedhura.

“Për këtë arsye, ne jemi duke zgjatur bllokun që kemi vendosur në llogaritë e tij në Facebook dhe Instagram për një kohë të pacaktuar dhe për të paktën dy javët e ardhshme derisa të përfundojë tranzicioni paqësor i pushtetit.”

Po ashtu, Mark Zuckerberg shprehet se ditën e djeshme, presidenti e përdori platformën e tij për “të nxitur kryengritje të dhunshme kundër një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike.”

POSTIMI I PLOTË

“Ngjarjet tronditëse të 24 orëve të fundit tregojnë qartë se Presidenti Donald Trump synon të përdorë kohën e tij të mbetur në detyrë për të minuar tranzicionin paqësor dhe të ligjshëm të pushtetit te pasardhësi i tij i zgjedhur, Joe Biden.

Vendimi i tij për të përdorur platformën e tij për të falur dhe jo për të dënuar veprimet e mbështetësve të tij në ndërtesën e Kapitolit ka shqetësuar me të drejtë njerëzit në SHBA dhe në të gjithë botën. Ne i hoqëm këto deklarata dje sepse gjykuam se efekti i tyre – dhe me gjasë qëllimi i tyre – do të ishte të provokonin dhunë të mëtejshme.

Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve nga Kongresi, përparësia për të gjithë vendin duhet të jetë tani të sigurojë që 13 ditët e mbetura dhe ditët pas inaugurimit të kalojnë në mënyrë paqësore dhe në përputhje me normat e vendosura demokratike.

Gjatë disa viteve të fundit, ne e kemi lejuar Presidentin Trump të përdorë platformën tonë në përputhje me rregullat tona, herë pas here duke hequr përmbajtje ose duke etiketuar postimet e tij kur ato shkelin politikat tona. Ne e bëmë këtë sepse besojmë se publiku ka të drejtë për qasje sa më të gjerë në fjalimin politik, madje edhe në fjalimin e diskutueshëm. Por konteksti aktual është tani thelbësisht i ndryshëm, duke përfshirë përdorimin e platformës sonë për të nxitur kryengritje të dhunshme kundër një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Ne besojmë se rreziqet e lejimit të Presidentit të vazhdojë të përdorë shërbimin tonë gjatë kësaj periudhe janë thjesht shumë të mëdha. Prandaj, ne po zgjatim bllokun që kemi vendosur në llogaritë e tij në Facebook dhe Instagram për një kohë të pacaktuar dhe për të paktën dy javët e ardhshme derisa të përfundojë tranzicioni paqësor i pushtetit.”

The shocking events of the last 24 hours clearly demonstrate that President Donald Trump intends to use his remaining…

Posted by Mark Zuckerberg on Thursday, January 7, 2021

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!