Kaosi në finale e Champions League të vitit 2022, UEFA akuzohet për prova të rreme të hetimit

schedule12:39 - 26 Shtator, 2023

schedule 12:39 - 26 Shtator, 2023

Gazeta angleze “The Guardian” ka publikuar një informacion në të cilin zbuloi se UEFA është akuzuar se ka paraqitur prova plotësisht të rreme në hetimin e saj për kaosin që ndodhi para dhe gjatë finalse së Champions League të vitit 2022 mes Real Madrid dhe Liverpool.

Sipas medias në fjalë, akuzat janë bërë nga drejtori i atëhershëm i operacioneve të UEFA-s, Sharon Burkhalter-Lau, i cili ishte i dyti në komandë për planifikimin e finales së Parisit.

“Guardian” pretendon se kjo është bërë “për të mbrojtur nga kritikat njësinë e tij të sigurisë, të kryesuar nga miku më i mirë i presidentit, Zeljko Pavlica.

Raporti i pavarur arriti në përfundimin se “UEFA dhe autoritetet franceze bënë gabime të mëdha dhe se të dy, së bashku me Federatën Franceze të Futbollit dhe disa ministra, “vepruan në mënyrë të papërgjegjshme duke mohuar përgjegjësinë e tyre”.


Raportimi i detajeve

“Grupi ka arritur në përfundimin se ka pasur dy dështime të përgjithshme organizative që janë në rrënjë të asaj që shkoi kaq keq në Paris. Së pari, ‘modeli’ i UEFA-s për organizimin e finales së Ligës së Kampionëve 22 ishte me të meta në kuptimin që nuk kishte kontroll ose mbikëqyrje të përgjithshme të sigurisë”.

“Së dyti, modeli i sigurisë dhe shërbimeve i vendosur në Konventën e Saint-Denis u injorua në favor të një qasjeje të sigurimit që bazohej në mënyrë të padrejtë në supozimet e gabuara se tifozët e Liverpool FC përfaqësonin një kërcënim për rendin publik”.

“Ky keqkuptim i pashpjegueshëm shkaktoi një qasje policore që i mungonte kapaciteti për t’u angazhuar dhe nuk ishte i integruar në mënyrë aktive në një kornizë koherente shumë-institucionale”, thuhet në raport./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!