Kaosi në doganën e Morinës, proçedurat krijojnë radhë të gjata

schedule14:46 - 11 Mars, 2019

schedule 14:46 - 11 Mars, 2019

U bë kohë që në doganën e Morinës në kufi me Kosovën gjërat nuk shkojnë mirë. Procedurat doganore për shkak të fluskit të tregtarëve apo të udhëtarëve zgjasin në kohë dhe për pasojë në këtë pikë të kalimit kufitar çdo ditë ka radhë të gjata. 

Dogana e Morinës është kthyer në makth për udhëtarët dhe drejtuesit e mjeteve. Procedurat doganore për mallrat drejt Kosoves po u shkaktojne probleme

Drejtuesit e kamioneve kalojnë orë të tëra në radhë në Morinë. Më pas po aq kohë u duhet në terminalin doganor të Kosovës në Prizren.

“Shumë vonesa rrimë me orë të tëra me ratse, ka shumë vonesa, vetëm një korsi punon”.

Rreth dy muaj më parë në Durrës u përuruan zyrat doganore të Kosovës. Me  kryeministrin Edi  Rama ishte edhe ministri i Transporteve të Kosovës Fatmir Limaj.

Procedurat do të kryheshin tek ajo zyrë, e me pas mallrat  do te kalonin pa ndalese ne Morine deri ne destinacionin përfundimtar.

Por sipas drejtuesve te mjeteve nuk po funksionon si proces.

“Fjala ishte se do ç’doganoheshin në Durrës dhe do çoheshin në destinacion. Asnjë kontenier nuk është ç’doganuar”.

Megjithëse policitë kufitare punojne në pikën e përbashkët të kalimit, gjithnjë ka fluks. Edhe pse hyrje-daljet janë më një kontroll të vetëm, duket se janë rritur ndjeshëm kamionet e  mallrave. Fluks ka edhe në radhët e qytetarëve dhe mjeteve që lëvizin në dy anët e kufirit, jo për tregti. Kjo ka bërë të pashmangshme radhët e gjata dhe qëndrimet në kufi.

Gazetar: Bujar Muçmata

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!