Kaosi me tamponët, një tjetër lojtar nuk bashkohet dot me Kosovën

schedule13:12 - 9 Nëntor, 2020

schedule 13:12 - 9 Nëntor, 2020

Koronavirusi gjatë vjeshtës ka nisur të përhapet në mënyrë më të shpejtë dhe masive dhe kjo valë ka kapur edhe botën e futbollit. Një nga klubet e prekur në masë është Lazio.

Grumbullimi i kombëtareve për ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve është pranë dhe duket se edhe në këtë rast do të vijojnë problemet me lejimin e lojtarëve për të qenë pranë përfaqësueseve të tyre.

 

Kosova do e pësojë sërish rëndë. Para pak ditësh u konfirmua mungesa e Paqaradës dhe Rashicës, teksa edhe një tjetër yll do të mungojë në vëllazëroren ndaj Shqipërisë dhe ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Sllovenisë dhe Moldavisë.

Te Lazio ka lojtarë të infektuar dhe protokolli parashikon se në klubet ku ka të infektuar, lojtarët dhe pjesëtarët e stafit duhet të izolohen për 10 ditë. Automatikisht konfirmohet mungesa e Muriqit edhe në këtë grumbullim. Për momentin nuk ka asgjë përfundimtare.

Sulmuesi nuk ishte as në tetor te Kosova për shkak të një dëmtimi të zbuluar gjatë testeve të kryera te Lazio, pas transferimit te kryeqytetasit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!