Kaos te Dinamo, dy titullarë refuzuan të luajnë ndaj Egnatias?!

schedule09:57 - 4 Prill, 2022

schedule 09:57 - 4 Prill, 2022

Dinamo nuk njeh qetësi. Rezultatet negative kanë sjellë tension të madh në skuadër, ndërkohë që edhe tifozët janë acaruar së tepërmi pas humbjes kundër Egnatias.

Veç kësaj, ka edhe probleme të brendshme në skuadër. Panorama-Sport shkruan se mbrojtësit Aleksandar Sofranac dhe Eni Imami janë bërë çështje në klub.

Gazeta shkruan se dy lojtarët nuk ishin shprehur të gatshëm të luanin ndaj Egnatias, për më tepër me modulin me tre mbrojtës në qendër.

Në këto kushte pritet të ketë gjoba ndaj futbollistëve, madje Imami rrezikon edhe të largohet para kohe nga ekipi. / abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!