Kaos qeveritar në Gjermani, Kancelarja Merkel: Do të gjejmë një zgjidhje

schedule10:47 - 20 Nëntor, 2017

schedule 10:47 - 20 Nëntor, 2017

Kancelraja gjermane Angela Merkel ka premtuar se shumë shpejt do të ketë një zgjidhje për sa i përket kaosit të krijuar rreth qeverisë së re të vendit.

CDU merr përsipër përgjegjësinë e situatës së krijuar, ka qenë kjo deklarata e kancelares gjermane merkel në përpjekje për të krijuar qeverinë e re në vend. Merkel shtoi se do të takohet me presidentin e republikës për ta informuar rreth situatës, dhe se pjesa më e madhe e popullsisë kërkon një zgjidhje të situatës.

Liderja e të gjelbërve u shpreh para gazetarëve se mund të ishte arritur një marëveshje për bashkëqeverisje brenda një kohe të shkurtër nëse liberalët nuk do të ishin tërhequr.

Ajo shtoi se dera për të dialoguar mbetet e hapur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!