Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kaos prej koronavirusit në Angli, futbollistët kundër vendimit të Federatës

schedule18:24 - 24 Mars, 2020

schedule 18:24 - 24 Mars, 2020

Në Angli shpresojnë që futbolli të rinisë në datë 1 qershor. Akoma nuk dihet se kur do të marrë fund situata e frikshme që ka krijuar koronavirusi, por optimizmi është i madh. Gjithsesi, drejtuesit e Federatës po përballen me një problem.

Mediat angleze raportojnë se futbollistët janë kundër zhvillimit të ndeshjeve pa praninë e tifozëve. Lojtarët janë ankuar te Shoqata e Futbollistëve Profesionistë (PFA). Administratori i deleguar, Gordon Taylor sqaron kërkeën e tyre për Daily Mail.

Lojtarët janë të shqetësuar, kjo është e kuptueshme. Nuk do të ishte opsioni ynë i preferuar të luajmë pa praninë e tifozëve, por çdo hipotezë duhet marrë parasysh në këto momente”, deklaron Taylor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!