Kaos në zyrat e bujqësisë, fermerët presin radhën për të aplikuar për subvencione, sistemi online i bllokuar

schedule16:19 - 25 Shkurt, 2022

schedule 16:19 - 25 Shkurt, 2022

Fermerët dhe blegtorët janë zgjuar herët dhe kanë zënë radhën tek zyrat e bujqësisë për të aplikuar për subvencione. Pak prej tyre mundën të aplikojnë pasi serveri i portalit e-albania u bllokua.

Fermerët e Fierit u indinjuan prej situatës kaotike.

“Janë maskarenj. Informacion nuk ka, shkova tek Adisa më thanë eja pas orës 11 më thanë këtu eja pas 11, do këput gjysmën e trupit ta lë këtu dhe gjysmën tek Adisa”.

“Kam që në 7 të mëngjesit këtu kam ardhur nga zona e Cakranit kufij me Selenicën presim se s’ka sistem”.

Fermerë që një vit më parë u zhgënjyen pasi nuk përfituan mbështetje financiare nga shteti, po tentojnë sërish këtë vit.

“Naftën e parë se mora,  nafta tani në qiell, plehu në qiell”.

Në Gjirokastër që ditën e parë kanë nisur problemet pasi sistemi është bllokuar.

“S’ka janë të bllokuar thonë presim sistemin të hapet”.

“S’punon interneti”.

Fluks të interesuarish për të përfituar subvencione ka pasur dhe në Lezhës.

“Që sot kanë ardhur rreth 80 fermerë interesohen më shumë për naftën”.

Fermerët ankohen se shumë orë që presin.

“Këta po tallen me ne, tallet ministrja, tallet kryeministri”.

“Ky është sistemi I Shqipërisë s’do ndryshojmë asnjëherë”.

Aplikimet nisën sot dhe do të vazhdojnë për 1 muaj. Por fermerët janë ngutur prej thirrjes së zyrtarëve të bujqësisë se aplikantët e parë do përfitojnë më shpejt.

Mbështetja financiare do t’ju jepet për naftën, farat, fidanët, inputet bujqësore, për bagëtitë dhe bletët. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!