Prej një jave studentët e Fakultetit Ekonomik, Juridik dhe të Shkencave të Edukimit në Shkodër janë të ngujuar. Pavarësisht se rektori i universitetit Adem Bekteshi ka zhvilluar disa takime me studentët ende nuk ka arritur një marrëveshje për t’i rikthyer në auditore.
Godina e universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër është mbuluar nga parrullat.
Studentët prej disa ditesh janë të ngujuar. Bojkotit të mësimit në Fakultetin e Ekonomikut dhe Juridikut i janë bashkuar edhe studentet e Fakultetit të Shkencave të Edukimit.
Rektori, Adem Bekteshi takoi studentet e Shkencave të Edukimit por nuk arriti t’i bind për t’u rikthyer në mësim.
Nga ana tjetër studentët e akuzuan rektorin për presion ndaj tyre. Mes studentëve pati edhe debate ku disa kërkojnë që të zhvillohet procesin mësimor.
Ka mbi një javë që studentet e Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës janë të ngujuar dhe nuk pranojne të vijojnë mësimin deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Simon Shkreli