Greqia po vijon të regjistrojë rekord pas rekordi rastesh të reja me COVID duke sjellë një numër të lartë pacientësh në spitalet e vendit.
Michalis Giannakis, president i Federatës së Punonjësve në Spitalet Publike thotë se në Selanik situata ka marrë përmasa të papërshkrueshme si për pacientët ashtu edhe për stafin.
“Është e dhimbshme për stafin që punon. Nuk arrijnë dot as të shkojnë në tualet.
Orë pafund me uniformë dhe veshje për t’u mbrojtur nga COVID. Ata qëndrojnë 8 orë me uniforma pa pushim. Kjo punë nuk ka të paguar”, shprehet ai. /Abcnews.al