Kaos në rrugët e Shkodrës, problem pemët dekorative

schedule15:30 - 14 Maj, 2019

schedule 15:30 - 14 Maj, 2019

Në Shkodër qarkullimi mbetet një nga shqetësimet kryesore për banorët. Përveç mosrespektimit të rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve dhe këmbësoret, një tjetër shqetësim janë pemët dekorative që bllokojnë fushëpamjen në rrugë.

Këmbësoret këtu në Shkodër nuk duan t’ia dinë për makinat. As shoferet për ta. Kurse biçikletat as për këmbësoret e as për shoferët. Qarkullimi në këtë qytet është një sfidë më vete.

Mbase jo rastësisht prej kohesh është thënë;  shkodranët nuk dinë të ecin. Por problemeve të përhershme të lëvizjeve në Shkodër u janë shtuar edhe pemët dekorative.

Te pa-sistemuara apo mbjellë pa ndonjë projekt ekspertësh ato po bëhen pengesë. Një qytet pa pemë e gjelbërim do të ishte mallkim. Megjithatë shpërthimi i tyre në lulëzim saqë mbulojnë krejt pamjen e rrugës, ka tërhequr vëmendjen e banorëve të këtushëm.

Rruga dalëse nga Shkodra ku edhe frekuentimi është mjaft i lartë ka mjaft problematike.  E njëjta situatë edhe në qendër të qytetit. Pishat dhe selvitë kanë depërtuar jashtë sipërfaqe së tyre.

Në Shkodër u ndërtuan 2 unazat kryesore me qëllim shmangien e trafikut në qytet. Por në ditët me reshje lëvizja kthehet në kaos. Akoma më e rëndë është gjendja kur në qytetin verior kur vijnë emigrantët apo është sezon turistik.

SIMON SHKRELI

GAZETAR I ABCNEWS, SHKODËR

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!