Kaosi ka përfshirë për orë të tëra Manhatanin, pas shpërthimit të dhunës pasi një influencer filloi të shpërndante pajisje të playstation 5.
Gjithçka filloi kur Kai Cenat, i cili ka mbi 20 milionë ndjekës në Twitch, i ftoi fansat e tij në Union Square në Manhattan për të dhuruar telekomandë PlayStation kompjuterë, mikrofona dhe pajisje të tjerë të lojërave.
Mijëra të rinj iu përgjigjën ftesës, megjithëse siç raportohet nga New York Post ai nuk mori leje nga autoritetet. Shumë pak pasi u mblodhën, turma filloi të hidhte shishe dhe gurë, duke thyer xhamat e makinave.
65 persona u arrestuan, mes tyre 30 të mitur, si dhe vetë Kai Cenat. Në fakt, incidentet ishin aq të dhunshme sa u plagosën tre policë dhe katër civilë.
/abcnews.al