KAOS NË KUVEND/ “Bllokohet” seanca, Berisha dhe deputetët e tij vijojnë interpelancën në Facebook

schedule11:08 - 17 Nëntor, 2022

schedule 11:08 - 17 Nëntor, 2022

Një situatë kaotike është krijuar në Kuvendin e Shqipërisë paraditen e së enjtes. Sali Berisha dhe deputetët e tij kanë dalë marrë fjalën nga foltorja e Parlamentit ndërsa seanca plenare ishte pezulluar për disa minuta.

Berisha gjatë fjalës së tij u tha drejtuesve të seancës se mund t’i mbyllin mikrofonin por nuk e ndalojnë dot që të transmetojë direkt nga Facebook-u. Ndërkohë, Berisha dhe deputetët e tij vijojnë të jenë duke transmetuar në Facebook, kurse nënkryetarja Ermonela Felaj bëri të ditur se pa u liruar foltorja seanca nuk mund të rinisë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!